Gjatë një prononcimi të gjatë për gazetarët në hyrje të selisë së parlamentit, deputetit demokrat Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj mazhorancës, duke u ndalur konkretisht tek Mark Frroku. Këtë të fundit, Berisha e ka quajtur si fytyra e krimit të kësaj mazhorance. Eshtë kjo hera e parë që Berisha artikulon kaq fort emrin e deputetit të përfolur të mazhorancës. Ka reaguar më pas Frroku, duke thënë se mandantin e deputetit ja ka dhënë populli dhe jo Sali Berisha.
Sakaq, në akuzat e Berishës një vend të pazakontë ka zënë dhe ish-aleati i tij katërvjeçar në mandantin e dytë, Ilir Meta. Edhe këtë të fundit, Berisha nuk e ka kursyer, duke e renditur tek të lidhurit me krimin. Por nuk ka lënë pa përmendur me akuzat e tij dhe deputetin e njohur të LSI-së, Spartak Brahon, që në një moment e ngatërron me Spartak Ngjelën, gjatë një ligjërimi neroz.
Deklaratat e Berishës u bënë pas braktisjes që opozita i bëri sallës së kuvendit, duke vijuar protestën e paralajmëruar jashtë selisë, gjithnjë me kërkesë kryesore dorheqjen e Metës. Zhvillimeve të sotme politike, u kanë munguar dy aktorët kryesorë: Meta, i cili është për vizitë zyrtare në Zvicër, si dhe Lulzim Basha, kreu i opozitës, që është po ashtu në një vizitë zyrtare në Bruksel. /tesheshi.com/