Ish-kryeministri Berisha i është drejtuar me një letër publike ambasadorit të zyrës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig ku e akuzon atë dhe organizatë që përfaqëson se janë bërë palë me shpifësit, në hartimin e raportit të publikuar nga media pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për një letër të gjatë të postuar nga Berisha në Facebook ku ai merr përsipër të sqarojë çështjet e përmendura në raport për vetë atë dhe familjarët e tij.
“Pavarësisht nga thashethemet dhe shpifjet e ulta që keni renditur ne raportin tuaj, në vendin tim, as në vendin tënd mik dhe në as në ndonje vend tjetër të kësaj toke, ju apo ndonjë si ju, dhe asnjëri tjetër nuk do gjeni dot kurrë, burrë apo grua, njeri të ndershëm apo të pandershëm, njeri të thjeshtë, zyrtar, diplomat apo shtetar, qoftë ai shqiptar apo i huaj, që të mund të thotë se Sali Berisha i detyrohet qoftë dhe nje qindarkë apo dhe e kunderta”, shkruan Berisha.
Berisha e akuzon Raunig se raporti është një kolektor të pavërtetash dhe shpifjesh dhe injorimi i pergjigjeve, sqarimeve, përgënjeshtrimeve, hetimeve apo vendimeve të gjykatave të vendit apo të huaja të palës së akuzuar bën që ai të renditet me shpifësit.
“Injorimi total i tyre, siç bëni ju në raport, pavarësisht se kanë parë dhe ato dritën e diellit, me duhet të them se me së paku provon njeanshmerine e ekstreme tuaj dhe indirekt ju ben ju pale me shpifesit. Kurse raportin e shnderron thjesht ne nje kolektor shpifjesh, fallsifikimesh, thashethemesh, dokument dizinformimi. Nje raport me nje njanshmeri te tille te skajshme do ta kishte patur zili edhe qatipi Hysmetullah i nje krahine te larget te Perendorise Otomane”, shkruan Berisha. /tesheshi.com/