Serbia humbi gati 400 milion euro për shkak të taksës 100 përqind të vendosur nga qeveria e Kosovës afro një viti më parë. ndërsa vendet fqinje dyfishuan eksportet e tyre në Kosovë. Kjo u tha nga ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç.
Ljajiç tha se do të ishte e vështirë të ri-tregtoheshin mallrat e Serbisë në tregun e Kosovës tani, edhe nëse taksa do të ishin shfuqizuar.
Ai theksoi se vendet fqinje – Greqia, Hungaria, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia ishin duke dyfishuar eksportet e tyre në Kosovë, ndërsa Maqedonia i rriti ato me 50 përqind.
“Ata kompensuan importin e pijeve me të ardhura nga Austria dhe Maqedonia, atë të karburanteve nga Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria; sheqerin e merr nga Franca dhe Polonia, por që çmimin po e paguajnë konsumatorët e tyre sepse ato janë më të larta se produktet serbe”, tha Ljajiç për RTS.
Ai kujtoi se para vendosjes së taksës, eksportet nga Serbia qendrore në Kosovë arritën në 445 milion euro në vit. /tesheshi.com/