Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beogradi i fryn zjarrit një ditë para negociatave me Prishtinën: Firmoset Asocacioni i Komunave, trazira në Kosovë

by te Sheshi
24/08/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
I PËRDITËSUAR/Përfundon takimi Mustafa-Vuçic, firmoset një marrëveshje dhe flitet për fletë-arrestin e Thaçit

Beogradi nxit trazira në Kosovë para dialogut Prishtinë-Beograd që do të zhvillohet ditën e nesërme në Bruksel.

“Patatja e nxehtë”, Asocacioni i Komunave Serbe është çështja që pritet të ketë diskutimin dhe përplasjen më të madhe. Agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug ka transmetuar deri tani 8 shkrime të njëpasnjëshme për këtë çështje, kur realisht i “hedh benzinë zjarrit”.

“Hapet kapitulli për Asocacioni i Komunave” është titulli i një shkrimi të agjencisë serbe, e cila më pas citon Vetëvendosjen se do të ketë trazira në Kosovë. Pesë prej këtyre shkrimeve janë nga Kosova – korrespondenca nga Prishtina, Mitrovica e Leposaviqi.

Në një korespondencë të Tanjugut citohet zv.kryeministri Hashim Thaçi i cili thekson se BKS (bashkësia e komunave serbe) nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Ndërkaq, duke cituar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje theksohet se: “Lista serbe është formacion çetnik”.

Ndërkaq, kryenegociatorja e Kosovës me Beogradin, Edita Tahiri, pret që nesër të nënshkruhet marrëveshja për BKS. Por agjencia Tanjug, ka intervistuar Nexhmedin Spahiun, i cili i cilëson kërënimet e Vetëvendosjes si të rrezikshme nëse pushteti i mbështet.

Ndërkaq, në një korespondencë nga Leposaviqi citohet kreu i kësaj komune Çorac i cili thotë: Pres marrëveshje për Asocacionin e Komunave, por Vetëvendosje kërcënon për dhunë. Ndërkaq, në një shkrim nga Beogradi, Tanjug citon kryenegociatorin serb Mariç i cili thotë se pret që nesër të arrihet marrëveshja. Kjo strategji e serbëve është që nesër në Bruksel të dalin me një teze që Prishtina po nxit destabilitetin.

Kryeministri serb Aleksandër Vuccicc, tha sot në një konferencë për shtyp. Se oo shkojmë në Bruksel për t’u marrë vesh me Prishtinën dhe atje nuk do të pranojmë asgjë që është në kundërshtim me interesat e Serbisë dhe të serbëve të Kosovës. Vuçicc, tha se pas rundit paraprak kishte vlerësuar se delegacioni i Prishtinës “kishte ardhur të mos nënshkruaj asgjë”, por tani shpreson që kjo të ketë ndryshuar.

Nesër zhvillohet në Bruksel raundi i 28-të i nivelit të lartë kryeministror, para të cilit mbahet një takim në nivel teknik. Në tavolinë bisedimesh të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç përsëri do jenë katër çështje të diskutuara edhe në dy raundet e kaluara, në 23  dhe në 29-30 qershor: Parimet themelore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kodi telefonik, energjia dhe ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas deklaratave në qeverinë e Kosovës, për Asociacionin e komunave janë përafruar qëndrimet, jo të Statutit, por vetëm të parimeve themelore, për kodin telefonik marrëveshja është e përfunduar praktikisht, ndërsa çështjet e marrëveshjes për energjinë dhe lidhur me urën mbi Ibër nuk janë përfunduar dhe kanë mbetur që të diskutohen në vijim.

Qëndrimi që ka prezantuar Kosova në raundin e 27-të kryeministror në Bruksel është që të bëhen përpjekje që këto katër marrëveshje të përfundohen dhe që si pako të realizohen, duke e nënshkruar secila veç e veç.

“Është vazhduar të punohet edhe gjatë kësaj periudhe me Brukselin, po më tepër në nivel teknik, sa i përket përafrimit të disa zgjidhjeve lidhur me Asociacionin e komunave, ka akoma çështje të hapura, dhe ne do të mundohemi që të gjitha këto çështje t’i përafrojmë”, është shprehur kryeministri Mustafa në konferencën e fundit për shtyp në Prishtinë, këtë muaj, duke iu përgjigjur interesimit të medias.

“Kur flitet për përafrimin, ne insitojmë në ate dhe do të qëndrojmë në mënyrë konsekuente që Asociacioni të mos ketë asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe të mos jetë pushtet i tretë në Kosovë. Po, të gjendet mënyra se si Asociacioni do të përkrahë, do të ndihmojë zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor edhe zhvillimin tjetër të komunave me shumicë serbe”, ka theksuar kryeministri kosovar, Mustafa.

Në Bruksel, kryeministrat  Mustafa e Vuçiç do zhvillojnë takimin e pestë të tyre, ndërsa nga 27 raundet deri tani të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë, 23 ishin mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012. Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tani ministre e Dialogut me Beogradin.

/tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
I paralizuar prej vitesh, babai ngrihet në këmbë për dasmën e vajzës

I paralizuar prej vitesh, babai ngrihet në këmbë për dasmën e vajzës

Bushati: S’ka normalizim me Shkupin pa marrëdhënie të mira me shqiptarët

Bushati: S’ka normalizim me Shkupin pa marrëdhënie të mira me shqiptarët

Mourinho e tepron: Pedro si Maradona

Mourinho e tepron: Pedro si Maradona

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni