Avokat i njohur serb i njohur dhe për mbrojtjen e Millosheviçit, Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeç, u ekzekutua në mënyrë mafioze para shtëpisë së tij në Beograd, ndërsa i biri mbeti i plagosur.
Ai njihej si ndër avokatët dhe të shumë figurave të tjera me peshë në shoqërinë serbe, përfshirë dhe ato të krimit.
Lajmi u dha dhe nga Ministria e Brendshme serbe që raportoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagosr.
Kjo është vrasja e radhë e bujshme në Serbi, gjatë 20 viteve të fundit, ku shumë figura të njohura, nga krimi, politika apo drejtësia kanë rënë pre e atentatëve. /tesheshi.com/