Përbërësit:
500 gr spinaq
8 feta (jo shumë të holla) proshutë pule
Pak gjalpë
2 lugë djathë të grirë parmixhan
1 lugë miell
Gjysmë gote qumësht
Kripë, piper
Arrëmyshk
Përgatitja:
Në një tigan, kaurdisni spinaqin me gjalpin duke shtuar pak kripë, piper dhe arrëmyshk. Shtoni miellin qumështin dhe lërini të ziejnë deri sa të ngelet pa lëng.
Hidhni djathin, përziejini mirë dhe me masën mbushni secilën nga fetat e proshutës së pulës, si në fotografi.
Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 5 minuta. /tesheshi.com/