BE i ka bërë një sfidë të hapur SHBA duke i akorduar Iranit 18 miliard euro ndihmë. Kjo, në një kohë kur administrata Trump ka anulluar marrëveshjen bërthamore, e njëherësh ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit.
Komisioni Europian e caktoi shumën sfiduese për projekte që mbështetin ekonominë iraniane dhe zhvillimin social, pikërisht si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, ku qëllimi ishte kufizimi i zhvillimit iranian të armëve nukleare.
BE është “e angazhuar për të ruajtur” marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, tha të enjten shefi i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.
“Paketa e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë,” tha Mogherini.
Projektet e dakorduara të enjten janë pjesë e një pakete më të gjerë masash të ndërmarra që nga viti 2015, me vlerë 50 milionë euro, që synojnë të adresojnë sfidat sociale dhe ekonomike në Iran. /tesheshi.com/