‘Nëse kriza në Ukrainë rëndohet dhe nëse Rusia mbyll monopolin e saj të gazit në Europën Lindore, mund të rezistojmë 6 muaj pa probleme”. Kanë qenë këto fjalët e sllovakut Maros Sefcovic, zëvendës president i Komisionit të Bashkimit Europian dhe përgjegjës për Unionin Energjitik.
Ai ka pohuar se është realizuar në popullatë testi i stresit dhe se gjithçka ka rezultuar siç duhet. Sipas Sefcovic, nuk duhet të nxisim shpresat se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Bashkimi Europian është klienti i parë dhe zëri i parë i eksporteve të gazit rus. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”,- ka deklaruar sllovaku Maros Sefcovic. /tesheshi.com/