Komisioni Evropian do të bashkëfinancojë me 100 milion euro nismën e Koalicionit për Inovacionin dhe Gatishmërinë Epidemike (CEPI) për zhvillimin më të shpejtë të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19.
Kjo mbështetje është pjesë e premtimit të Brukselit për të investuar një miliardë euro nga programi “Horizont 2020” në hulumtime dhe inovacione të nevojshme urgjentisht për zhvillimin e testeve diagnostikuese, trajtimeve dhe vaksinave në mënyrë që të kundërvihen përhapjen e virusit të koronës.
“Ne kemi nevojë për trajtime dhe vaksina efektive për të eliminuar rrezikun e koronavirusit. Prandaj jemi krenarë të mbështesim CEPI në përpjekjet e saj dhe të ndihmojmë zhvillimin e shpejtë të kandidatëve më të mirë për vaksina”, thotë Komisionerja ervropiane për Inovacionin dhe Kërkimin, Maria Gabriel.
Në përgjigje të pandemisë koronavirus, CEPI po punon për të zhvilluar me shpejtësi një gamë të gjerë të kandidatëve më të përparuar për vaksina dhe për të siguruar gatishmërinë e tyre për prodhim në shkallë të gjerë.
KE deklaron se mbështetja nga programi “Horizont 2020” do të financojë aktivitetet e kërkimit dhe inovacionit, por jo prodhimin e vaksinave.
Si pjesë e nismës Global Corona Virus Response, e organizuar nga Komisioni Evropian, 15.9 miliardë euro janë premtuar deri më tani për qasje universale në testet e koronavirusit, trajtimet dhe vaksinat, si dhe për shërimin global. /tesheshi.com/