Bashkimi Evropian do ofrojë 2000 euro për çdo refugjat apo emigrant që të kthehet vullnetarisht në vendet e tyre të lindjes.
Kjo u njoftua nga Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, e cila ishte në Athinë për këtë marrëveshje me qeverinë greke.
Ajo tha që afro 5000 migrantë kishin të drejtë për një “kthim vullnetar”, njoftoi BBC.
Në mars, qindra migrantë dhe refugjatë arritën në ishujt grekë afër Turqisë me varkë, duke rritur presionin ndaj qendrave të pritjes. Tashmë ka më shumë se 37,000 migrantë në kampe në këto ishuj, megjithëse sto kampe mund të strehojnë vetëm 6,000.
Johansson tha që shtatë vendet anëtare të BE ranë dakord të pranojnë të paktën 1.600 fëmijë të shoqëruar, të cilët konsiderohen se janë veçanërisht të prekshëm, në kampe. /tesheshi.com/