BBC ka sjellë fotografitë më përfaqësuese të 2017-s, të shkrepura nga fotografët më të njohur në çdo skaj të botës. Janë 23 sosh që kanë si diçitura ngjarjet kryesore të vitit…
Një peligrine ortodokse nga Eitrea, duke u pagëzuar në Ditën e Ujit të Bekuar në lumin Jordan në Bregun Perëndimor në Palestinë.
Kandy Freeman mori pjesë në “Jetët e njerëzve me ngjyrë”, një protest përpara Trump Tower në Nju Jork pas vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia e SHBA.
Një flutur ka ndalur në hundën e tenistit argjentinas Rafael Nadal, i cili nuk pipëtin.
Më 20 janar 2017 Donald Trump u betua si Presidenti i 45 i SHBA-së.
Më shumë se 600 gra protestuan kundër presidencës Trump në Uashington D.C.
Një shqiponjë po shqyen një dron në jugperëndim të Francës.
Për të përkujtuar ditëlindjen e Chalrie Chaplin, rreth 600 persona u veshën me kostumin e Sharlotit, personazhit më të famshëm të tij.
Mali Etna në Itali, ku ndodhet vullkani më aktiv në Europë. Në shkurt Etna hodhi llavë në Siçili.
Balerina 13-vjeçare Aibhin Kenneally, duke bërë nxemjen përpara Kampionatit Botëror të kërcimit në Dublin.
Më 21 gusht më shumë se 7 milion njerëz në SHBA përjetuan eklipsin total të diellit.
Një muslimane Rohinghia, e ndihmuar nga fotografët për të kaluar kufirin nga Mianmari në Bangladesh ku u arratisën si pasojë e gjenocidit.
Deputeti opozitar kenian, Caleb Amisi Luya, i përfshirë nga gazi lotësjellës gjatë një proteste në Nairobi.
Në shtator, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un ndoqi direkt hedhjen e raketës balistike Hwasong.
Zjarrëfikës duke pushuar në Penela, Portugalinë Qendrore, e cila u përfshi këtë verë nga zjarre të tmerrshme dhe masive.
Guardia Civile e dërguar nga Madridi duke sulmuar disa protestrues pro pavarësisë së Katalonjës në Barcelonë.
Atmofera përpara nisjes së Kongresit të 19 të Partisë Komuniste Kineze, ku Xi Jinping mori edhe një tjetër mandat 5-vjeçar për të drejtuar vendin.
Në tubimet funebre pas vdekjes së mbretit të Tajlandës King Bhumibol Adulyade, i cili mbretëroi për 70 vjet.
Një refugjat afrikan, pasi ka përshkruar shkretëtirën e Saharasë ka përfunduar në kampet në Libi, por qëllimi i tij ishte që të kalonte në Europë.
Në Guatemala, një vajzë duke ecur në varreza, gjatë celebrimit të “Ditës së të vdekurve”.
Aktorja amerikane Rose McGowan duke folur para një audience grash që ngritën zërin pas skandalit të producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein që kishte abuzuar me gratë.
Në një dyqan të Sao Paolos në Brazil, njerëzit u përplasën për të marrë televizorë në “Të premten e Zezë” kur bëhen ulje të mëdha çmimesh.
Të rinj duke festuar pas dorëheqjes së Robert Mugabes, ish-presidentit të Zimbabves.
Një baba i ri mban vajzën e vogël për të parë matanë kufirit, në një mur që ndan SHBA dhe Meksikën.