Seanca parlamentare që nisi mëngjesin e së martës dhe përfundoi pas rreth 24 orësh është shoqëruar edhe me batuta mes ligjvënësve.
Një situatë e tillë është vënë re edhe gjatë fjalës së mbajtur nga deputeti i PD-së për Vlorën, Agron Shehaj, të cilit i ka ardhur rradha për të mbajtur fjalimin e tij në orët e mesnatës. Por duket se e folura paksa me theks italian dhe mënyra sesi përpiqej të interpretonte situatën ekonomike në vend, shkaktuan të qeshura mes ligjvënësve socialistë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Shehaj disa herë përmes batutave i drejtohej kolegëve të tij “më bëhet qejfi që qeshni me hallet e shqiptarëve”.
Në videon e mëposhtme mund të gjykoni vetë atë çka ndodhte në seancë në orët e mesnatës.