Dashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës, një prej të arrestuarve në Kumanovë pas ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, i ka dërguar një letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në këtë letër, bashkëshortja e Sefës akuzon Presidenten se shëtit nëpër botë me taksat e qytetarëve të Kosovës, ndërsa në vijim ajo shprehet se do të vijë një ditë që historia do ti shohë shqiptarët e Maqedonisë si heronj ndërsa Jahjagën si kukull ose marionetë që flet vetëm çfarë i thonë të tjerët.
Me tone tepër të ashpra i drejtohet Uksmajli zonjës Jahjaga, në lidhje me reagimet e pakta dhe jo të drejta të presidentes së Kosovës, në lidhje me ngjarjet e Kumanovës.
Letra e plotë e Dashurie Uksmajli
Zonja Presidente qysh jeni? A po lodhesh duke shëtit nëpër botë me taksat e qytetareve të Kosovës, për të cilët s’ndjen përgjegjësi, as morale e as njerëzore të paktën!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz qe sapo konfirmoi Milaim Zeka për RTK…ai foli për tortura ç’njerëzore mbi të arrestuarit në Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokëve të tij është ndërtuar ky Shtet, presidente e të cilit je ti sot!
Lexova dje reagimin tënd edhe ashtu të vonshëm, më shume ishit shqetësuar për prishjen e qetësisë së Maqedonisë dhe “harmonisë” së etnive që bashkëjetojnë atje, tërësisht të PABARABARTË!
Nuk kishe marrë mundimin të kërkoje asgjë të mësoje rreth trajtimit të tyre dhe gjendjes shëndetësore, ose të paktën të bëje APEL të mos shkelen të drejtat e të burgosurve të luftës, të cilat i përcakton konventa ndërkombëtare?! A mund ta marrësh me mend që pas 40 orë luftimesh ata të gjithë kanë pasur nevoje për ndihmë mjekësore?
Dhe sot u konfirmua që edhe të plagosur në gjendje të rëndë, pa ushqim, janë marrë në pyetje e janë keqtrajtuar për 24 orë..!!!
Këta zemër-luanë kanë shkuar atje me një mision shumë më madhor dhe fisnik se sa për të bërë gjenocid apo masakra, siç bënë forcat maqedonase!
Ata fatkeqësisht u tradhtuan dhe s’patën rrugë tjetër veç ti kapin armët e të luftonin me një ushtri dhe artileri të tërë ushtarake, atyre besoj nuk u mbeti rrugëzgjidhje tjetër! Në bazë të asaj që po shohim e dëgjojmë, ata u tradhtuan edhe kur pranuan të dorëzoheshin në dorë të OSBE-së sipas premtimit të Ali Ahmetit, por jashtë u përballën vetëm me një polici dhe xhandarmëri!
Por unë dua të besoj dëshpërimisht…se Avni Rrustema ka ende shqiptaria! Jam e terrorizuar kur e di çfarë kanë kaluar e po kalojnë këta njerëz në këto orë kritike! A e di nëpër çfarë po kalojnë momentalisht familjet e te vrarëve?!!! Nga ti asnjë fjalë….!!! Maqedonia kërkoi 2 ditë zie kombëtare për policet e saj të vrarë që e nisen vetë luftën?! A e dini që do vijë një ditë, kur këta djem historia do ti njohë si HERONJ e ju si një presidente KUKULL ose Marionetë që flet vetëm fjalët çfarë i thonë të tjerët?! /tesheshi.com/