Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka uruar ditën e sotme Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi për emërimin e ri.
Ai shprehet në letrën e tij të urimit se zgjedhja si Presidenti i katërt i Republikës së Kosovës është kurorëzim i suksesshëm i historisë dhe kontributit politik të Thaçit për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e Kosovës.
“Shpreh bindjen se në lartësinë e besimit që ju morët, do të kontribuoni në ecjen përpara të Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, konsolidimin e fuqizimin e shtetit demokratik të së drejtës si dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, – shkruan Basha.
Në përfundim ai rikonfirmon vullnetin e Partisë Demokratike për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj për realizimin e aspiratave të përbashkëta kombëtare. /tesheshi.com/