Me një gjuhë tejet të ashpër, përplot akuza nga më ekstremet, kreu i opozitës Basha ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama. Në stilin e Berishës, duke etiketuar shefin e socialistëve si “të marrë”apo “psiqik”, Basha përdori në komentet e tij fshikulluese akuzat me kriminelë e oligarkë edhe sa i përket emrave të rinj në qeverisje, duke i quajtur edhe të korruptuar.
“Rama dëshmoi se nuk ka nevojë për ministra, por do qeverisë me oligarkë. Ministrat e rinj janë anonimë, të paaftë, të korruptuar dhe do shërbejnë si fasada të qeverisë së Edi Ramës me oligarkët.
Do e ketë më të lehtë që vendimet që merr me oligarkët dhe kriminielët t’i firmosë lehtësisht me këta ministra. Ndryshimet treguan degradimin e plotë të PS-së.
I paralizuar nga paaftësia totale, ai po sillet siç siellen njerëzit e degraduar kur iu vjen fundi, po bën aktet e një të marri“, u shpreh Bashanë komentet e tij. /tesheshi.com/