Ashtu siç ishte paralajmëruar, kreu demokrat Basha e ka shpallur “vendimin e madh” në protestën e të shtunës: në shesh pa lëvizur deri në rënien e Ramës dhe formimin e qeverie teknike. E shprehur kjo si kërkesa për zgjedhje të lira e të ndershme, ku pas qëndron dhe vendimi për bojkot nëse Rama nuk largohet nga qeveria.
“Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha.
Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.
“Jemi mbledhur sot këtu për të thënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, duam ndarjen e politikës nga krimi, duam, dinjitet, drejtësi, punë duam të vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parë. Duam një të ardhme dinjitoze”, shtoi ai.
Pas fjalës së Bashës u këndua dne himni kombvëtar, ku vargjet “prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor”, shërbyen si një lejtmotiv për përkrahësit e opozitës. /tesheshi.com/