Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi sot se Partia Demokratike do të nisë një aksion të madh protestash kundër qeverisë që do të çojnë në provokimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Duke reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama për informalitetin, Basha ka qenë shumë i ashpër duke akuzuar kryeministrin për afera korruptive të mëdha që siç i quajti Basha “janë të papara edhe në qeverisjen e korruptuar 2001-2005”.
“Se kur janë zgjedhjet atë e vendos populli”, tha Basha i cili dha se do të ketë protesta të vendosura me një axhendë të qartë nga ana e opozitës, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.
Duke sjellë akuza ndaj ministrave dhe vetë Kryeministrit për zbuzime, kreu i opozitës tha:
“Kjo është radioskopia e korrupsionit që ka sjellë këtë informalitet, i cili në muajin e parë të aksionit të përbashkët i kushton shqiptarëve minus 35 milionë dollarë. Shkelja e ligjit është një nga fluskat më të shpeshta në diarenë verbale të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka qënë tërësisht e dënuhesme nga Basha dhe PD. Nga njëra anë vidhet dhe nga ana tjetër shtyhen bizesnet drejt falimentit”, tha Basha.
/tesheshi.com/