Kryetari i PD, Lulzim Basha apeloi nga çadra e protestës së opozitës, kryeministrin Edi Rama të mos përdorë strategjinë e “kokave të turkut” pasi nuk do i shpëtojë ndëshkimit, që sipas tij, ka nisur të marrë formë më 18 shkurt me marrjen në dorë të fateve të tyre nga ana e qytetarëve.
“Asgjë nuk është më si më parë që nga 18 shkurti i lavdishëm i lëvizjes popullore dhe asgjë nuk do jetë më si më parë sepse qytetarët po marrin në dorë fatet e tyre. Fasada është shkërmoqur para syve të shqiptarëve, arroganti që krekosej dhe nëpërmkëmb qytetarët sot është një frikacak i strukur prapa fasadës që po bën koka turku shërbëtorët e vet me shpresën se do t’i shpëtojë gjykimit popullor që po vjen”, tha Rama.
Në takimin me arkitektë e urbanistë në çadër, Basha përsëriti se qeveria e Ramës është një fasadë, e cila punon për interesat e një grupi të vogël njerëzish.
“Ka harxhuar 500 mln euro për projekte fasadë, i bie 200 euro për frymë shqiptari për projekte fasadë të cilat i kanë hartuar 3-4 studio të lidhura me Ramën”, tha Basha. /tesheshi.com/