Kreu demokrat Basha ishte në Paskuqan, në kuadër të mobilizimit për protestën e 16 marsit. Duke u takuar me banorë të ndryshëm, Basha ofroi atë që e konsideron “paketën e tij ekonomike”, ku përfshihet, ndër të tjera, edhe ulja e çmimit të naftës e heqja e pagesës së Rrugës së Kombit
“Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat.
Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit. Duhet larguar kjo qeveri”, tha Basha. /tesheshi.com/