Kryeopozitari Basha e sheh dhe Rindërtimin e ngecur. “Ka mbetur në vend siç ka mbetur gjithë Shqipëria.
Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimit, pa u larguar kjo qeveri dhe ky kryeministër”, tha Basha në Durrës.
Sipas tij, me Rindërtin do merret tjetërkush.
“Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit”, theksoi Basha, pa përmendur ndonjë emër konkret prej 50 ekspertëve të pretenduar. /tesheshi.com/