Lulzim Basha e ka ndarë mendjen. Në 8 dhjetor kreu i PD-së ka vendosur të nisë protëstat e mëdha dhe të pandërprera kundër qeverisë.
Në një takim me banorët e Vaut të Dejës, Basha ka deklaruar se partia e drejtuar prej tij synon ta shohë me realizëm gjendjen ekonomike, ndryshe nga qeveria që sipas tij e mbulon me propagandë.
“Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.
/tesheshi.com/