Kreu demokrat Basha mblodhi kryesinë e partisë pasditen e kësaj të diele, ku mësohet se temë kryesore ka qenë strategjia për të mbledhur sa më shumë njerëz në protestën e paralajmëruar të 16 marsit.
Pas lënies së mandateve, gjithçka është përqëndruar te politika e rrugës, e kësisoj të gjitha bateritë janë për protestën ose protestat.
“Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha, citohet nga TCH, duke shprehur bindjen se “pjesëmarrja e 16 marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit”.
“Largimi i Ramës është një çështje e emergjencës kombëtare”, mësohet të jetë shprehur kreu demokrat. /tesheshi.com/