Kreu demokrat Basha tha se dhe grabitja në Rinas është një arsye plus për rrëzimin e Ramës. Edhe te kjo ngjarje, Basha gjeti lidhje që sipas tij penalizojnë qeverinë,
“Nëse do të zbatohej nga policia urdhri i ministrit të Brendshëm datës 5 gusht 2018, urdhri 130, ngjarja do të parandalohej. Urdhri thotë transporti i vlerave monetare të shoqërohet nga policia.
Lleshaj i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe si është e mundur se si Admir Murataj prej 6 vitesh asnjëherë nuk u kap, por planifikoi dhe realizoi katër grabitje në tre vite. Rama ka shkelur Kushtetutën duke emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn kryetar të Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil.
Nën drejtimin e këtij këshilli nga Lleshaj aeroporti është grabitur dy here”, tha Basha. /tesheshi.com/