Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi sot se çdo kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit do të duhet të firmosin një kontratë paraprake me zgjedhësit.
“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 – Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre”, thekson Bashan ë një qëndrim zyrtar.
/tesheshi.com/