Autoritetet në Barcelonë kanë dhënë një leje ndërtimi për katedralen e papërfunduar të “Sagrada Familia”, e cila u nis 137 vjet më parë dhe që i përket arkitektit të famshëm Antonio Gaudi.
Asambleja e qytetit katalan njoftoi është lëshuar një leje pune e vlefshme deri në vitin 2026.
Ndërtuesit thonë se kjo është koha e mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin e kullave qendrore të katedrales së famshme katolike romake.
Zyrtarët e Barcelonës kanë njoftuar se qytetit do t’i paguhet 4.6 milionë euro kompensim, në përputhje me një marrëveshje me fondacionin përgjegjës për përfundimin dhe ruajtjen e “Sagrada Familia|.
Guri themeltar për katedralen u vendos në 1882, por zyrtarët e Barcelonës thonë se nuk ka të dhëna që dëshmojnë për faktin se është lëshuar ndonjëherë leje për ndërtimin e saj, megjithëse u kërkua një herë, në vitin1885.
Sidoqoftë, tërheqja turistike popullore kurrë nuk kanë ndalur.
Më shumë se 4.5 milionë turistë vizitojnë katedralen e famshme në ndërtim çdo vit.
Kur të përfundojë kulla qendrore, “Sagrada Familia” do të jetë ndërtesa më e lartë fetare në Evropë me 172.5 metra. /tesheshi.com/