Ndërkohë që largimi i Andres Iniesta do t’i japë fund një epoke të mrekullueshme në Camp Nou, Barcelona ka fituar titullin e radhës në La Liga këtë sezon, duke do të shënuar një dekadë domininim në futbollin spanjoll e më tej, shkruan sportivja e njohur Marca, në një shkrim kushtuar ekipit katalanas që u kurorëzua kampion dhe këtë sezon.
Shkrim rendit sukseset e këtij 10-vjeçari, trajnerët që e drejtuan dhe emrat e mëdhenj në fushë.
Suksesi i sezonit 2017/18 e çon në 25 numrin e titujve kampionë të blaugranasve, ku në vite kanë shkëlqyer emra si Carles Puyol, Xavi Hernandez, Lionel Messi apo Iniesta, të cilët përbënë moshën e artë të Barcelonës. Titulli i parë u regjistrua në sezonin 2008/09, me Pep Guardiola si deputues në pankinë. Ishte pikërisht ky që dha Barcelonës stilin e lojës së trashëguar nga Johan Cruyff, vijon shkrimi.
Më pas përmenden drejtimet nga Tito Vilanova dhe Luis Enrique, ku çdonjëri prej tyre fitoi tituj, për të ardhur deri te Valverde. Dhe pos rekordeve të shumta në këtë dhjetëvjeçar dominimi, theksohet se një tjetër është pranë: ai i asnjë ndeshjeje të humbur në një sezon kampionati, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje. Klubi shpreson të bëjë edhe më shumë histori, thuhet në shkrim. /tesheshi.com/