Ylli i ri i Barcelonës, guineasi Ansu Fati, ka nënshkruar një marrëveshje të re me gjigantin katalan.
Sipas kontratës së re, Fati 17-vjeçar do të mbetet te Barça deri në vitin 2022, me një klauzolë blerjeje prej 170 milion eurosh, që është 70 milion euro më shumë se kontrata e mëparshme.
Kontrata gjithashtu thekson që klauzola e blerjes do të rritet deri në 400 milion euro kur Fati të mbush moshën madhore dhe të nënshkruajë një kontratë profesionale si lojtar i ekipit të parë.
Sulmuesi i ri këtë sezon gëzon besimin e madh të trajnerit Erneste Valverde, i cili i ka dhënë shansin që të luajë 11 herë deri më tani. Ai e shpërbleu atë me dy gola dhe një asist.
Spanjollët e konsiderojnë Ansu Fati si talentin më të madh të Barças pas Leo Messit të Argjentinës. Ai gjithashtu ka bërë dy paraqitje për ekipin kombëtar U21 deri më tani. /tesheshi.com/