Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bana 7-vjeçare, e cila “i cicërron” botës nga Halepi

by te Sheshi
03/10/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Bana 7-vjeçare, e cila “i cicërron” botës nga Halepi

_91491490_bana_top

Shtatë-vjeçarja Bana Alabed ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një foto të para një jave, duke qëndruar ulur para tavolinës me një libër dhe një kukull në sfond. “Përshëndetje nga Halepi”, shkruan në postim. “Unë po lexoj librin, në mënyrë që të harroj luftën”.

Halepi, qyteti i dytë i Sirisë, është ndarë në dysh gjatë konfliktit pesëvjeçar në vend. Jeta e përditshme është bërë një betejë e vërtetë për ata njerëz të cilët akoma jetojnë atje, të kapur në luftën mes kryengritësve dhe forcave qeveritare.

Cicërrimat e Bana’s në gjuhën angleze, e ndihmuar nga e ëma e saj, e cila është mësuese, po sjellin vëmendjen e freskët të peripecive me të cilat ato ballafaqohen në pjesën e kontrolluar nga forcat anti-qeveritare të Halepit lindor.

_91493199_banaputin

Në njërën prej tyre, Bana shfaqet me vëllezërit e saj, Muhammedin 5-vjeçar dhe Nur-in 3-vjeçar, me mesazhin: “duke vizatuar me vëllezërit e mij para se të vijnë avionët. Na duhet paqe për të vizatuar”, shkruan ajo.

_91493195_band_mohamed_noor

Një video e shkurtër i prezanton të tre së bashku në dhomën e fjetjes. “Do të jetojmë gjithmonë së bashku” thotë Bana, para se të qeshë dhe të përqafojë vëllezërit e saj.

“Bombat kanë goditur godinën pranë nesh siç po e shihni”, shkruan në një postim ajo, të shoqëruar me një imazh të një godine të rrënuar.

“Bombat mund ta marrin jetën time çdo moment këtu”.

Forcat ruse dhe ato siriane kanë bombarduar Halepin lindor në baza të rregullta për disa javë me radhë.

Llogaria e saj në Twitter – @alebedbana – ka grumbulluar mijëra pasues për vetëm brenda disa ditësh. E ëma e saj, Fatima, shkruan shumë prej këtyre cicërrimave.

Por gjatë bisedës me BBC, ajo thotë se “vajza e saj në mënyrë origjinale dëshiron që bota të dëgjojë zërin tonë”.

“Ajo më pyet: ‘Nënë, përse askush nuk po na ndihmon?'”

Disa prej cicërrimave janë shqetësuese. Por, Bana, e cila ka humbur një shoqe gjatë bombardimeve në godinën në afërsi, është ekspozuar ndaj tmerreve të luftës tashmë.

“Ajo ka parë çdo gjë që ka ndodhur këtu”, thotë Fatima. “Ajo ka parë shoqen e saj të vrarë, dhe ndërtesën tonë të bombarduar. Andaj, gjithë kjo ka pasur ndikim te ajo”.

Pavarësisht kësaj, Fatima thotë se vajza e saj është me fat.

_91493200_skypecall

Gjatë një video-thirrjeje me ndërprerje me BBC-në, Bana e drejton kamerën në drejtim të së ëmës, e cila i ndihmon asaj në përgjigjet më të vështira.

Ajo dëshiron të bëhet mësuese e gjuhës angleze kur të rritet, si ëma e saj.

Por ajo nuk ka pasur mundësi të vijojë mësimin që nga viti i kaluar, dhe dëshiron të kthehet përsëri në shkollë.

Si çdo shtatë-vjeçare, ajo dëshiron të ketë mundësi të lozë me shoqet e saj.

Fatima thotë se ka mungesë të ushqimit në përgjithësi, por edhe për familjen e saj në veçanti.

Nur, 3-vjeçar u sëmur dhe ajo e dërgoi atë në spital, ku ajo thotë se nuk kishin mbetur ilaçe fare.

“Nur tani ndihet mirë”, dhe e ndërpren bisedën herëpashere për të përqafuar të ëmën.

Babai i Bana’s është avokat, kurse Fatima ka studiuar gjuhën angleze për vite në një institut të gjuhës në qytet, dhe ka studiuar drejtësinë në universitet.

Ajo thotë se ia ka mësuar gjuhën angleze Bana-s që kur i kishte 4 vjeç._91493197_bana_friend_house

Gjatë bisedës me BBC, Fatima na pyet nëse po mund të dëgjojmë avionët mbi kokë. Ajo del në tarracë dhe shikon në drejtim të qiellit.

“Zhurma po vazhdon me orë të tëra”, thotë ajo. “Ata hedhin bomba pa mëshirë”.

“Ne nuk jemi terroristë. Ne nuk jemi ISIS”, thotë ajo. “Gjithë ne këtu jemi të pafajshëm”.

Një orë pas përfundimit të bisedës me BBC, Fatima poston edhe një video tjetër me Bana-n.

Duke qëndruar në të njëjtën tarracë, ajo mbyll veshët me gishtat e saj. Zhurmat e bombave mund të dëgjohen prej së largu.

Marrë nga BBC – /tesheshi.com/

Related Posts

Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Lista Serbe: S’kemi marrë ftesë nga qeveria “Mustafa”, duhet konsensus për Demarkacionin

Lista Serbe: S’kemi marrë ftesë nga qeveria “Mustafa”, duhet konsensus për Demarkacionin

Henri Çili, kryelajm i kësaj të hëne: iu kthehet shkrimeve, kësaj here pro Ramës

Henri Çili, kryelajm i kësaj të hëne: iu kthehet shkrimeve, kësaj here pro Ramës

Këto janë disa nga format më të egra të torturave të përdorura në historinë e njerëzimit

Këto janë disa nga format më të egra të torturave të përdorura në historinë e njerëzimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni