“Ballistët”, siç njihen tifozët e Shkendijës së Tetovës, kanë mbërritur në qytetin e Milanos ku sot në mbrëmje do të ndjekin nga afër në “San Siro” ndeshjen mes kuqezinjve vendas dhe skuadrës së tyre të zemrës.
Gjatë mesditës, tifozët janë grumbulluar në sheshin kryesor të Milanos, “Duomo”, ku kanë ndezuar atmosferën me këngë të kënduara në kor. /tesheshi.com/