Homazhet për nder të Azem Hajdarit, në 21-vjetorin e ekzekutimit të tij, kanë patur të pranishëm dhe njeriun me të cilin që shumë pak pati paqe sa qe gjallë, Sali Berishë.
Ky i fundit, me në krah kreun aktual të PD-së Lulzim Basha, u shfaq në homazhe njëherë i qeshur e njëherë i ngashëryer.
Në hetimet për vrasjen e Hajdarit, ka ekzistuar dhe një linjë e implikimit të Berishës në të, por që kurrë nuk u provua. Vetë Berisha, edhe pse u thirr për të dëshmuar në proces, nuk u paraqit asnjëherë. /tesheshi.com/