Pas shkrimeve të ndryshme në media se Ramush Haradinaj ka gjasa të mos lirohet as më 2 mars dhe të përfundojë në Gjykatën Speciale, ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili ka bërë thirrje që mos mos të jepen spekulime për klientin e tij.
“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi. Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës” shkruan Koci në Facebook.
Ndryshe, edhe Avis Benes, zëdhënësja e Speciales, me datën 5 janar ka deklaruar se ndalimi i Haradinajt nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Speciale të Kosovës. /tesheshi.com/