Një avion i linjës Turkish Airlines, i cili vinte nga Malpensa i Milanos, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Ataturk të Stambollit, pasi sipas mediave italiane dhe atyre turke, një prej motorëve të avionit ka marrë flakë.
Fotot tregojnë se zjarri në motorin e djathtë të avionit duket që larg, kur avioni ende po fluturonte. Menjëherë pas uljes u evakuan të gjithë pasagjerët, ndërsa forcat zjarrfikëse nisën punën për shuarjen e flakëve.
Ky incident nuk shënoi viktima apo të plagosur. Në bordin e e avionit A320 , shumica e pasagjerëve ishin italianë. Shumë prej tyre postuan në twitter apo rrjete të tjera socoale, se kanë shpëtuar falë një mrekullie./tesheshi.com/