Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Autobuzët-barrikadë: ndasi të hidhura në Dresden për skulpturën e frymëzuar nga Halepi

by te Sheshi
08/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Autobuzët-barrikadë: ndasi të hidhura në Dresden për skulpturën e frymëzuar nga Halepi

Për disa qytetarë të Dresdenit, kullat prej metali të ndryshkur nuk janë asgjë më shumë se një tërheqje vëmendjeje nga lavdia e konsoliduar e qendrës. Për të tjerë, ato janë një kujtesë që provokon mendimin se qyteti, jo shumë kohë më parë, ka qenë thjesht një pirg me rrënoja.

Instalacioni i ri në zemër të qytetit lindor të Gjermanisë, që u hap për publikun nën titullin “Monument”, rikrijon një nga imazhet më surreale që kanë dalë nga lufta civile në Siri: tre autobuzë të ngritur vertikalisht në një rrugë të Halepit për të ndërtuar barrikadë ndaj zjarrit të snajperave.

Një testament nga artisti siriano-gjerman, 32-vjeçari Manaf Halbouni, skulptura është instaluar përballë kishës së famshme Frauenkirche, vetëm një javë përpara 72-vjetorit të nisjes së sulmeve ajrore të aleatëve në vitin 1945, të cilat krijuan një stuhi zjarri në qytet duke vrarë afërsisht 25 mijë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve ishin civilë.

Sidoqoftë, autobuzët shihen nga një pjesë e njerëzve në Dresden si një provokim dhe si një mënyrë për të bllokuar marshimet e protestës të organizuara nga lëvizja anti-Islame, “Pegida”, e cila përdor sheshin Neumarkt si pikë takimi.

Në një deklaratë të lëshuar nga dega lokale e partisë populiste gjermane të krahut të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, vepra artistike e Halbouni-t cilësohet një “abuzim me lirinë artistike” e dizenjuar qëllimisht për “të qortuar qytetarët e Dresdenit dhe për të nxitur Pegida-n në barrikada”, duke lënë në hije simbolin qendror të ringjalljes pas-bashkimit të Dresdenit me “një rrangull metalike”.

Hapja zyrtare e instalacionit solli skena kaotike në qendrën e qytetit, me protestues e mbështetës që shtynin njëri-tjetrin ndërsa ishin grumbulluar në një turmë të madhe përpara veprës së artit. Fjalimi i kryebashkiakut Dirk Hilbert më së shumti u mbyt nga thirrjet e turmës së njerëzve që i kërkonin të largohej.

Halbouni, denoncuar nga “Alternativa për Gjermaninë” si një “vagabond pa rrënjë” ka lidhje të ngushta me Dresdenin. Babai i tij sirian takoi nënën e tij gjermane ndërsa studionte arkitekturë në universitetin e qytetit. Së bashku ata u zhvendosën në Damask në vitin 1979. Halbouni lindi atje, por e ka vizituar vazhdimisht Gjermaninë në rininë e tij. Ai ka kujtime të fëmijërisë në kishën Frauenkirche kur ajo ishte ende e rrënuar. Që prej vitit 2009, ai është vendosur në shkollën e qytetit për Artet e Bukura.

Duke iu përgjigjur deklaratës së “AfD”, artisti tha, në një mënyrë të tërthortë, se kritikët e tij kishin pjesërisht të drejtë. “Unë jam pa rrënjë, në kuptimin që lufta më ka marrë fëmijërinë, duke më vrarë apo duke më shpërndarë miqtë e rinisë sime në të gjithë globin”, tha ai. “Që atëherë, unë kam qenë tranzit, për shkak se ndjej ende se njerëzit këtu kanë vështirësi për të më marrë seriozisht si gjerman”.

Në faqen e Facebook-ut të një rrjeti lokal aktivistësh të krahut të djathtë, përdoruesit e kritikuan veprën e artit si një përpjekje të qëllimshme për të turpëruar gjermanët vendas dhe për të zvogëluar vuajtjet e tyre historike. “Që nga rënia e Murit ne jemi lejuar vetëm të jemi agresorë dhe jo viktima”, thuhet në një reagim.

Mbështetësit e kryebashkiakut vënë në dukje se qyteti ka siguruar fonde vetëm për përfundimin e një memoriali të ri brenda faltores Busmann, ku do të vendosen emrat e 19 mijë viktimave të identifikuara nga sulmet e vitit 1945. Galeria e artit bashkëkohor pas Monumentit gjithashtu do të organizojë ekspozitën që përcjell fatkeqësitë e gjermanëve të dëbuar nga Polonia pas luftës.

Pasditen përpara zbulimit të Monumentit, ndërsa dy vinça vendosnin autobuzët në pozicionin vertikal, Halbouni u ndesh me dy pensionistë dukshëm të zemëruar, me biçikleta. “Kjo është absolutisht pa kuptim, një skandal i vërtetë”, tha një prej vendasve, që refuzoi të japë emrin për mediat, por që tha se kishte humbur të dy prindërit gjatë bombardimeve. “Vetëm prisni e shihni se çfarë do të ndodhë këtu në javët e ardhshme”.

Një nga kuratorët e projektit sugjeron se imazhi i autobuzëve vertikalisht mund të ndihmojë brezin e qytetarëve më të rinj të Dresdenit të mendojnë për tmerrin dhe shkatërrimin që sjell lufta. Por, i moshuari me biçikletë vetëm tund kokën: “Shumë e ndërlikuar. Dhe qytetarët e Dresdenit sidoqoftë, i njohin ato, tashmë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare
Kosova

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Next Post
Kupa e Mbretit: Barça në finale për të katërtën herë rresht, e pafat Atletiko

Produkti kozmetik që nuk duhet përdorur fare nëse merreni me aktivitet fizik

Biseda telefonike mes Trump-it dhe Erdoğan-it: Turqia partner strategjik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni