Në Melburn është mbajtur një demonstratë kundër kufizimeve të Izraelit ndaj kompleksit Al-Aksa.
Australianët, në mesin e të cilëve ishin muslimanë, të krishterë, hebrenj dhe aborigjenë, u mblodhën në qendër të qytetit për të kundërshtuar atë që po ndodh në vendin e tretë të shenjtë të Islamit në botë.
Demonstruesit të cilët mbanin flamuj të Palestinës në duar, kërkuan që Izraeli të tërhiqet nga territoret e pushtuara palestineze dhe t’i japë fund ndalesave në Al-Aksa.
Masa e protestuesve kritikoi qëndrimin e qeverisë australiane e cila mbështet Izraelin, dhe deklaratat e kryeministrit Malcolm Turnbull.
Demonstruesit pastaj në rrugët kryesore të qytetit kanë brohoritur parulla “Palestina e lirë, Gaza e lirë”, “Izrael, tërhiqu nga Gaza, tërhiqu nga Palestina” dhe kanë bartur pankarta “Fund pushtimit”, “Larg duart tuaja nga Al-Aksa” dhe të ngjashme.
Demonstratat në të cilin nuk ka pasur incidente, përfundoi pas dy orësh. /tesheshi.com/