Në Australi, një grua vdiq gjatë një konkursi ku u përpoq të hante sa më shumë kek.
Sipas BBC, tragjedia ka ndodhur në një hotel në Hervey Bay, Queensland, në një ngjarje që shënon Ditën e Australisë.
Dëshmitarët thonë se gruaja 60-vjeçare filloi të shuhej ndërsa hante kek, pas së cilës ajo u ndihmua duke u transportuar në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Hervey Bay Beach House Hotel postoi në Facebook një mesazh ku shprehte ngushëllime për familjen dhe miqtë e gruas, emri i së cilës nuk u bë publik.
Ata gjithsesi falënderuan shërbimin e ambulancës për “reagimin e shpejtë dhe profesional”.
Konkurrencat e këtij lloji janë të njohura gjatë ditës së Australisë, një festë kombëtare që përkujton ardhjen e evropianëve të parë në vend. /tesheshi.com/