Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Auditi gjen keqmenaxhim dhe keqqeverisje në Komunën e Pejës

Nga te Sheshi
22/07/2017
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Auditi gjen keqmenaxhim dhe keqqeverisje në Komunën e Pejës

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Pejës e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së edhe në vitin 2016 është karakterizuar me keqmenaxhim dhe qeverisje jo të mirë. Sipas raportit të auditit për këtë komunë, ekziston një numër i dobësive të qeverisjes në komunë, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial. Lista kontrolluese e vet-vlerësimit, e plotësuar nga komuna, e pasqyron këtë situatë vetëm pjesërisht, me disa komente pozitive mbi ekzistimin e aranzhimeve ekzistuese që nuk bazohen në dëshmi.

Auditi tregon se prokurimi edhe më tej vazhdon të mbetet shqetësim kryesor për komunën, për shkak se nuk janë zbatuar sa duhet rregulloret, dhe kjo ka rezultuar në vlerë të dobët për paranë e shpenzuar si dhe vonesa në realizimin e pagesave.

“Në kontekst të sistemeve financiare, kontrollet mbi të hyrat në përgjithësi nuk kanë qenë aq efektive dhe nuk janë duke u zbatuar në mënyrën e duhur, ndërsa kontrollet mbi kategoritë tjera të shpenzimeve kërkojnë përmirësim të mëtejshëm për të parandaluar parregullsitë dhe të shtojnë vlerën për para”, thuhet ndër të tjera në raport.

Një nga të gjeturat e adutit tregon se Komuna e Pejës nuk kishte përfshirë në planifikim të hyrat nga lejet e ndërtimit, qiratë, taksat e pajisjeve motorike dhe licencat. Vlera e inkasimeve që nuk ishin planifikuar ishte 381,000 euro.

Sipas të dhënave nga sektori i tatimit në pronë, komuna ka në evidencë 31,703 prona të regjistruara, ndërsa në vitin 2016 kishte bërë 578 verifikime të pronave ekzistuese, që do të thotë se kishte verifikuar vetëm 2% të tyre dhe jo 1/3-tën siç përcaktohet me nenin 13 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2011.

“Gjatë testimit të të hyrave nga taksa administrative dhe licenca për auto taksi, në nëntë raste qytetarët ishin ngarkuar me tarifa jo të sakta. Në gjashtë raste ishte përdorur rregullorja e vjetër, ndërsa në tri raste është përdorur rregullorja aktuale, por tarifat ishin aplikuar gabimisht. Pagesa për këto taksa ishte bërë 117 euro, ndërsa sipas rregullores në fuqi kjo shumë duhej të ishte 182 euro”, thuhet në raport.

Auditi gjithashtu ka gjetur edhe mospërputhje të të hyrave nga tatimi në pronë. Të hyrat nga tatimi në pronë të arkëtuara gjatë vitit 2016 sipas programit që menaxhohet nga Ministria e Financave/Protax ishin 1,524,625 euro, ndërsa sipas programit Freebalance-it, këto të hyra janë 1,562,511 euro. Pra kemi një diferencë për 37,886€.
Auditi tërheq vërejtjen se mos harmonizimi i të hyrave nga tatimi në pronë ndërmjet këtyre sistemeve paraqet rrezikun që qytetarëve që kanë paguar obligimin mos t’u zbritet kjo shumë e paguar në sistemin e Protax-it, dhe të njëjtit të ngarkohen përsëri me obligimin e paguar.

Në lidhje me këtë çështje i rekomandohet kryetarit se duhet të sigurojë që qytetarët të mos ngarkohen përsëri me tatimin e paguar, si dhe të bëjë përpjekje me zyrtarët e Ministrisë së Financave për të gjetur arsyet e paraqitjes së diferencave dhe të njëjtat të eliminohen.

Gjithashtu, rishikimi i kontrolleve menaxheriale të zbatuara në sistemin kryesor financiar të Komunës së Pejës ka nxjerrë në pah një raportim të dobët financiar mbi shpenzimet dhe të hyrat tek menaxhmenti i lartë, si dhe analiza të pakompletuara të ofrimit të shërbimeve. Procesi i raportimit të brendshëm ka rezultuar me një numër dobësish, të cilat kufizojnë një menaxhim më efektiv. Përgjegjësitë janë të kufizuara dhe nuk janë duke u zbatuar në mënyrë të duhur.
Mbi 1 milionë e 431 mijë euro nuk ishin të përfshira në planin e prokurimit
Kontratat Furnizim me material stomatologjik, Mirëmbajtja dhe servisimi i sistemit të klimatizimit, Furnizim me material administrativ dhe ushqimor, Transporti me autobus dhe Furnizim me material higjienik, nuk ishin të përfshira në planin e prokurimit të dërguar në AQP. Vlera e këtyre pesë (5) kontratave është 1,431,670€.

Auditi tërheq vërejtjen se lidhja e kontratave jashtë planit të prokurimit, rrezikon realizimin e kontratave që janë planifikuar dhe ndryshimin në prioritete, apo edhe hyrjen në obligime pa mbështetje buxhetore.

Në lidhje me këtë çështje auditi rekomandon se kryetari duhet të sigurojë se plani i prokurimit është hartuar pas një analize të hollësishme të të gjitha njësive kërkuese dhe ka përfshirë sipas prioriteteve të gjitha projektet, për të cilat janë siguruar fondet e duhura buxhetore.
Auditi thekson se kryetari i Komunës së Pejës ka marrë në konsideratë dhe është pajtuar me të gjeturat e detajuara dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna. Më tutje Kryetari i Komunës është zotuar që ta shqyrtojë raportin e auditimit në Asamblenë Komunale dhe deri në fund të muajit janar 2018, ta diskutojë në Asamblenë Komunale progresin lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit për rekomandimet e auditimit, para se Pasqyrat Financiare Vjetore 2017 të jenë dorëzuar në Ministrinë e Financave.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”
Kosova

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

18/08/2022
Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit
Politikë

Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit

18/08/2022
Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës
Kulturë

Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës

18/08/2022
Lajme të tjera
Për herë të parë që prej vitit 1996 Google ndryshon faqen kryesore

Për herë të parë që prej vitit 1996 Google ndryshon faqen kryesore

Pesëvjeçari i dyzuar i Bujar Nishanit: i urtë me Berishën dhe Metën, i egër me Ramën

Pesëvjeçari i dyzuar i Bujar Nishanit: i urtë me Berishën dhe Metën, i egër me Ramën

Sfidë të hapur BE-së: senati në Poloni miraton ligjin që i jep qeverisë kontroll mbi Gjyqësorin

Sfidë të hapur BE-së: senati në Poloni miraton ligjin që i jep qeverisë kontroll mbi Gjyqësorin

TË FUNDIT

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

24 minuta Më parë
Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit

Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit

31 minuta Më parë
Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës

Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës

2 orë Më parë
Ankaraja, presion Stokholmit për ekstradimet e premtuara

Ankaraja, presion Stokholmit për ekstradimet e premtuara

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

18/08/2022
Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

18/08/2022
Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

18/08/2022
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist