Atletico Madrid, Sampdoria dhe Spartak Moscow janë të interesuara për transferimin e sulmuesit të Gremio, Luan, raportojnë mediat braziliane.
Por spanjollët e Atletico duket se janë në krye të garës për transferimin e 24-vjeçarit, pasi ka bërë ofertë me vlerë prej 20 milionë euro.
Agjenti i lojtarit e ka konfirmuar se Gremio dhe klubi spanjoll tashmë janë në negociata.
Nëse Atletico arrin ta përmbyllë me sukses këtë marrëveshje, atëherë Luan do të qëndronte i huazuar te Gremio deri në fillimin e sezonit tjetër. /tesheshi.com/