Katër të rinjtë e arrestuar si autorë të dyshuar në atentatin e pak ditëve më parë në rrugën “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur me armë zjarri një qytetar, kanë dalë para gjykatës për t´u njohur me masën e sigurisë.
Policia arrestoi Dejvis Rustemaj, si personi që qëlloi me armë për të ekzekutuar një qytetar dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra,27 vjeç, banues në Tiranë; Igler Qose, 26 vjeç, banues në Bulqizë dhe Ardit Xheferri, përkrahës i autorit të krimit, 31 vjeç, banues në Tiranë. /tesheshi.com/