Të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë një atentati vetëvrasës kundër një patrulle të policisë që shoqëronte një drejtues lokal të Asadabad në lindje të Afganistanit.
Kamikazi, i cili ndodhej në bordin e një motoçiklete ka hedhur në erë veten në një rrugë pranë stacionit të policisë. Bilanci, sipas autoriteteve lokale, mund të rritet pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.
Gjatë atentatit ka ndërruar jetë edhe lideri Khan Jan. “Ai ishte në krye të një revolte lokale kundër talebanëve”,- ka thënë shefi i policisë lokale, Abdul Habib Sayedkhaili. /tesheshi.com/