Një atentat mafioz ka ndodhur në komunën e San Miniatos në Pisa të Italisë, ndërsa raportohet se një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur.
Mediat italiane raportojnë se një automjeti ku udhëtonin dy shqiptarë i kanë prerë rrugën dy makina të tjera, nga ku është qëlluar me breshëri në drejtim të shqiptarëve.
Si pasojë e të shtënave me armë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, raporton lanazione.it.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytezës duke shkaktuar panik te banorët e rastit, që lajmëruan menjëherë policinë.
Ndonëse të gjithë janë larguar nga vendngjarja, pak orë pas të shtënave një shtetas shqiptar 34-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve italiane, ai është një nga protagonistët e këtij atentati me armë zjarri.
Policia ka marrë në pyetje shqiptarin, ndërsa mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale, pistë të cilën po heton edhe policia. /tesheshi.com/