Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, ka shprehur bindjen për të vijuar lëvizjen brenda rradhëve të demokratëve, duke i dhënë fund zërave për krijimin e një partie politike tjetër.
Madje Patozi tha se edhe sikur kundërshtar i lëvizjes, e cila mbështetet nga shumë demokratë, të dalë Sali Berisha, sërish beteja do të vazhdojë.
“Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë!”, tha Patozi.
Sipas tij, alternativa Basha ka dështuar.
“Një kryetar që i kanë ikur 220 mijë bletë nga zgjoi në pak vite, duhet të ketë pak koshiencë. Nëse e ka këtë, ka vend për të negociuar dhe bashkëpunuar, nëse jo, do të ishte fundi i asaj partie dhe unë nuk e uroj. Ne nuk jemi kundërshtarë të zotit Basha! Ne kemi kundërshtar Edi Ramën! Na mjafton dhe tepron. Ne jemi alternativë e Bashës, sepse mendojmë që politika nuk mund të funksionojë kështu”, u shpreh Patozi. /tesheshi.com/