Ndërsa në Shqipëri ka pronarë që i telendisin vartësit duke mos u dhënë madje as rrogën në kohë, siç është rasti i Kokëdhimës, në botë gjenden asish që jo vetëm rrogën, por u japin dhe shumë më tepër se kaq. Dhe kjo u ka dalë për mbarë dhe në bilancet e tyre fitimprurëse. Arsyeja: llogaritë nuk i kanë tokësore, por i bëjnë “me qiellin”.
Dhe pra nuk është e pazakontë që në kompani të sukseshme punonjësit të shpërblehen me bonuse dhe dhurata, sidomos në raste festash, por pak vetë janë trguar aq bujarë me punonjësit e vet sa Savji Dholakia, administratori i përgjithshëm i Hari Krishna Export. Ai u ka dhuruar 1.700 punonjësve të tij 1.300 makina dhe 400 apartamente.
“Nëse i bëjmë të lumtur punonjësit tanë, Zoti do të na bëjë të lumtur ne”, thotë Dholakia, i cili e ka nisur këtë traditë bujare 20 vite më parë duke u dhuruar tre makina tre punonjësve. Që atëherë ai gjithmonë e ka rritur gjithmonë sasinë e dhuratave, derisa ka arritur në këtë numër. /tesheshi.com/