Kryeministri Rama ka reaguar ndaj qëndrimeve tejet kritike të delegacionit të PE-së ndaj opozitës, duke thënë se nuk ka asgjë për t’u gëzuar nga kjo. Me tëndencën për të thënë se ai nuik ndihet hiç mirë politikisht që Brukseli u treguar aq i ashpër me opozitën, Rama nga ana tjetër e përcjellë këtë si një përjetim trishtuese nga ana e tij.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan Rama, disa orë pasi dërgata e Brukselit ka lënë Tiranën, pa mundur dot të bëjuë asgjë.
Si kurrë më parë në politikën shqiptare post-komuniste, nuk ka ndodhur që ndërkombëtarët të jenë haptazi kaq të ashpër e kaq të drejtpërdrejtë në kritika ndaj një forcë politike a personazheve të tillë, siç ndodhi këtë të enjte me PD-LSI dhe krerët e tyre Basha e Kryemadhi. /tesheshi.com/