“Bisedimet janë duke vazhduar, kur do të ketë marrëveshje do ju informojnë”, kështu deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Ivo Kotevski në lidhje me takimet e djeshme në Klubin e deputetëve, ku përfaqësuesit e lartë partiakë, Gruevski dhe Zaev, kanë tentuar të gjejnë një zgjidhje për çështjet e hapura të Marrëveshjes së Përzhinos.
Në pyetjen nëse është e mundshme që deri të enjten të arrihet marrëveshje, ashtu si shkruan gazeta Dnevnik, Kotevski u përgjigj se nëse ka tentim që të shkohet në zgjedhje, mund të arrihet marrëveshje.
Edhe në taborin e kundër të opozitës, informacionet që jepen janë të varfëra. Në pyetjen nëse dje është arritur marrëveshje për ndonjërën prej temave të diskutuara, ose nëse ka ndonjë përafrim, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, shkurt theksoi se nuk ka marrëveshje për asgjë.
Në lidhje me spekulimin se një marrëveshje do të arrihet të enjten,pasi ka paralajmërime jozyrtare për publikimin e Raport-Progresit për Maqedoninë po atë ditë, ai vetëm konstatoi: “Ajo është Dnevnik”. /tesheshi.com/