Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure marrjen e masave të para për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Eventi, me një rëndësi madhore për vendin tonë, do të zhvillohet nga data 27 deri më 31 maj në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mes masave të policisë spikat bllokimi i qarkullimit të automjeteve në akset dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.
Kështu, nuk do të lejohet qarkullimi tek bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Lekë Dukagjini”, si dhe tek sheshet “Chopin” dhe “Italia”. /tesheshi.com/