Monumenti i Karl Marks në një varrezë në veri të Londrës, atje pra ku është varrosur babai i komunizmit, u përdhos sërish, për herë të dytë në dy javë – këtë herë duke u ndyrë me bojë të kuqe dhe me sllogane si “doktrina e urrejtjes” dhe “arkitekti i gjenocidit”.
Këtë muaj, varri monumental i Marksit në varrezën Highgate, u rendit në listën britanike të monumenteve me rëndësi të veçantë historike.
Mendimtari revolucionar gjerman, autori i Kapitalit dhe bashkëautor i Manifestit Komunist, jetoi në Londër nga 1849 deri në vdekjen e tij në 1883.
Monumenti është përdhosur dhe më parë me bojra dhe në vitin 1970 dikush u përpoq ta shkatërronte atë me një bombë.
Incidenti i së shtunës është i fundit në një seri sulmesh mbi monumentet me rëndësi historike në Londër.
Bojra u hodhën dhe mbi statujën e Kryeministrit të Luftës, Winston Churchill muajin e kaluar, si dhe në një skulpturë kushtuar komandës së forcave ajrore të Forcave Ajrore në Green Park. /tesheshi.com/