Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Artistë dhe sportistë shqiptarë që u “martuan” edhe me politikën: Nga Edi Rama tek Çiljeta

by te Sheshi
06/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Artistë dhe sportistë shqiptarë që u “martuan” edhe me politikën: Nga Edi Rama tek Çiljeta

Nga Entela Canaj

Janë të shumtë artistët shqiptarë (piktorë, aktorë, këngëtarë), por dhe sportistë, që pas shumë vitesh karrierë vendosën të braktisin profesionin e tyre për t`u marrë me politikë, por që dhe janë marrë paralel me të duke vazhduar aktivitetet respektive. Një pjesë patën sukses, një pjesë dështuan, e një pjesë u penduan dhe iu rikthyen profesionit të vjetër. Ja kush janë disa prej tyre:

Rama

Edi Rama- Ndoshta artisti më i sukseshëm në politikë mund të konsiderohet vetë kryeministri Rama, i cili ‘dashurinë’ e tij të parë ka pikturën; por prej 20 vitesh i është dedikuar vetëm politikës, duke prekur edhe majat e saj, të qënit kryeministër i vendit. Megjithatë pasioni dhe talenti i tij në art nuk është shuar as tani, përkundrazi tregohet me mjaft elegancë në mënyrën se si e ka arreduar Kryeministrinë, e mjaft godina të tjera qeveritare që i janë nënshtruar rikonstruksionit. Po ashtu, Rama mund të konsiderihet  dhe si ish-sportist, pasi ka luajtur disa vite basketboll me Dinamon, aty nga fundi i viteve `80.

Rajmonda Bulku

Rajmonda Bulku– Një ndër aktoret më të bukura dhe më të talentuara shqiptare, vendosi t`i futej poltikës pak vite më parë, në një moshë që e kishte konsumuar disi karrierën e saj si aktore.  Ajo u bë depuetet e opozitës në legjislaturën 2009-2013, por më pas nuk u pa të garonte sërish në lista. Për sa qe deputete, u përpoq të ishte sa ma aktive. Riskoi shumë nga statura e një aktoreje, pasi politika e trazuar, edhe në fjalor, nuk e kurseu disa herë nga shpotitjet.

Luiza Xhuvani

Luiza Xhuvani- Një tjetër aktore e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë shqiptare iu fut politikës njëkohësisht me kolegen e saj Bulku, ndonëse në partinë rivale, PS. Ajo u zgjodh deputete e së majtës në dy legjislatura,  ndërsa vendosi të jap dorëheqjen nga mandati i dytë një vit më pare, pasi i biri vrau katër persona gjatë një sherri në një lokal nate. Tashmë i është përkushtuar vetëm skenës teatrale.

Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu- Këngëtarja simpatike nga Shkodra, zbulimi i edicionit të parë të ‘Etheve’, krahas këngës, nisi të punonte pranë Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e stafit të ish-kryetares Jozefina Topalli, ndërkohë që vijon ende aktualisht të punojë aty, por pa hequr dorë nga kënga. Rosela vazhdon ta mbajë gjallë pasionin e saj për këngën, ndërsa është parë shpesh të marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme, ku është vlerësuar edhe me çmime.

Eneida Tarifa

Eneida Tarifa- Këngëtare e talentuar, dhe kohët e fundit edhe prezantuese e disa spektakleve më të ndjekura në Shqipëri, ka qenë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës në radhët e LSI. Por angazhimi i saj në politikë nuk qe më i gjatë se një mandat, pasi ajo iu kthye sërish pasionit të saj për këngën dhe prezantimin.

Bojken Lako

Bojken Lako-këngëtar dhe kantautor, edhe Boku, siç e thërrasin ndryshe, ka qenë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në radhët e PD-së, në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha (2011-2015). Veç kësaj, largimi i tij nga Top Media, aty ku punoi për shumë vite duke qenë dhe nga të parët pjesë e stafit që me Top Albania Radio, ka si shkak qëndrimet politike. Vite më parë, edhe i ati, aktori i njohur Bujar Lako, kandidoi për kreun e një njësie bashkiake në Tiranë nën siglën e PD-së, kohë kur rikandidonte Edi Rama.

Indrit Fortuzi

Indrit Fortuzi-ish-futbollist i “Tiranës”, “zogu” siç i thonin ndryshe,  vendosi të kandidojë në garën për kryetar minibashkie të Tiranës në vitin 2011 dhe fitoi. Ai u bashkua me PD-në dhe qëndroi për 4 vjet kryetar i minibashkisë 9-të në Tiranë. Sportistë të tjerë që kanë qenë pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës në radhët e PD, janë edhe Klodiana Shala dhe Sulejman Mema.

Zef Bushati

Zef Bushati – “Agushi” tek “Njeriu me Top”, tashmë nuk është më pjesë e politikës dhe as e artit.  Në vitin 1975 mbaron studimet e larta në Akademinë e Arteve, ku diplomohet aktor e regjisor. Në dhjetor të po këtij viti, Zef Bushati kapërcen dyert e Teatrit Kombëtar si aktor. Për një periudhë 15-vjeçare Zef Bushati interpretoi në rreth 35 role. Pas vitit 1991 angazhohet në politikë, në fillim N/kryetar i Partisë Republikane, e më pas Kryetar i Partisë Demokristiane duke kulmuar në karrierë me postin e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.

Suzana Turku

Suzana Turku- Figurë e shquar e muzikologjisë sonë, dirigjentja e parë shqiptare e cila me korin “Pax Dei” sjell me mjeshtëri tingujt e paqes e të artit shqiptar e botëror në skenat tona . Ajo ka qenë për një kohë të gjatë zv.ministre e Kulturës duke dhënë një kontribut të veçantë në politikat e ndërmara për artin në Shqipëri.

Luiz Ejlli

Luis Ejlli- Këngeatri simpatik nga Shkodra që po ashtu fitoi në një nga edicionet e  ‘Etheve’. Gjatë kohës së qeverisjes së PD-së, emri i tij lakohej si simbol i nepotizimit në politikë e diplomaci. Dhëndër i Jozefina Topallit, ai përfundoi si sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris, një post në fakt që nuk përputhej aspak me staturën e tij. Prej vitesh nuk është parë më të interpretojë.

fate-velaj

Fate Velaj- Piktor vlonjat që e ndërtoi karrierën e tij në Austri, ka pak vite që është kthyer në atdhe për të pranuar postin e ofruar nga kryeministri Rama si Këshilltari i Kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane. Fate Velaj njihet për pikturat e tij të veçanta, dhe angazhimin në dhjetra ekspozita e bienale në Vjenë e vende të ndryshme të botës, ku është nderuar dhe me mjaft çmime. Emri i tij u bë më shumë i njohur ndër shqiptarë, pas miqësisë me Ramën dhe investimit të tij personal për ta përfshirë në sallonet e kulturës, politikës dhe diplomacisë vjeneze gjatë viteve të sikletshme në opozitë.

Ciljeta Xhilaga

Çiljeta Xhilaga- Këngëtare dhe aktore, më tepër populiste sesa profesinoniste, produkt tipik i turbofolkut si rrymë dhe si mendësi artistike, Çiljeta Xhilaga përveçse u angazhua si këngëtare në fushatat elektorale të Partisë Demokratike, u bë edhe anëtare në Këshillin e PD, me shpresën se do të ‘shpërblehej’ me një post në të ardhmen. Ajo mban edhe një diplomë në Shkencat Politike. Por gjërat ndryshuan si në parti dhe në jetën e Çiljetës, ndaj dhe sot këngtarja është shkëputur nga politika.

motrat-koci

Greta Koçi – Së bashku me motrën e saj, këngëtaren Eni Koçi, u bën pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe u panë mjaft të angazhuara në kohë fushate. Por ashtu si kolegja e tyre, Xhilaga, asnjëra prej tyre nuk mori ndonjë post me rëndësi në strukturat e PD-së. Më përpara eci Greta, pasi u emërua si këshilltare pranë ministrit të Rendit, gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Ja si të flini në një hotel ku kushton 20 mijë euro nata, me vetëm 63 euro

Ja si të flini në një hotel ku kushton 20 mijë euro nata, me vetëm 63 euro

Ronaldo i fshihet mediave në Tiranë, flet Kuarezma: Shpresojmë që Shqipëria të humbasë

Ronaldo i fshihet mediave në Tiranë, flet Kuarezma: Shpresojmë që Shqipëria të humbasë

Në Tropojë: aty ku tyrbet e “njerëzit e mirë” ua marrin njerëzve mendtë e kresë!

Në Tropojë: aty ku tyrbet e “njerëzit e mirë” ua marrin njerëzve mendtë e kresë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni