Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Artan Fuga, i zhgënjyeri i parë i paktit Rama-Basha

by te Sheshi
18/05/2017
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Prof. Fuga: Në këtë vend merret sporti për politikë dhe politika për sport

Analisti Artan Fuga, i cili mbështeti fort Lulzim Bashën dhe kauzën e opozitës për “Republikën e re” duket se është i zhgënjyeri i parë nga marrëveshja e arritur mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një shkrim të botuar sot ai e quan këtë marrëveshje “republika hipokrite” dhe thotë se u bë sipas ligjeve të republikës së vjetër.

“Marrëveshjet politike demokratike janë kontrata sociale me pjesëmarrjen e qytetarëve, politikanëve, deputetëve, partive politike parlamentare, shoqërisë civile, jo një marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh që si dikur kapedanët udhëhiqnin ushtritë”- shkruan Fuga duke e cilësuar paktin si vera e re që hidhet në fuçinë e vjetër.

Më poshtë shkrimi i plotë i Fugës, i cili si rrallëherë më parë doli nga kostumi i profesorit dhe u përfshi në politikë duke këshiluar Bashën në aksionin e tij politik në rolin e një Aristoteli, i cili ishte mentori i Aleksandrit të madh. Po me sa duket “Aleksandri” i Fugës luajti sipas rregullave të lojës së politikës dhe nuk ndoqi këshillën e mentorit të tij. Këtu mund ta ketë zanafillën dhe zhgënjimi i profesor Fugës sot.

Republika hipokrite!

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e drejtë dhe fitore për qytetarët, nuk janë dhuratë për ta nga politika.

Ne qytetarët duam vërtet zgjedhje të lira duke e hedhur në kosh këtë ligj elektoral që na fyen në cdo çast, nëpërmjet masave drastike që na mbrojnë nga administrata që na bën presion, si edhe nga pabarazia midis një qytetari të thjeshtë dhe një ministri a një politikani partiak që i ka të gjitha privilegjet për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur në kundërshtim me qytetarin që mbetet me duar në xhepa.

Marrëveshja Mcallister, sa mirë që u pranua nga palët!

Me shumë vonesë, por nuk ka gjë.

Politika shqiptare u tregua edhe njëherë si ato ndeshjet ku goli bëhet gjithnjë në minutat shtesë.

Tension tension dhe pastaj disa flasin për “tym të bardhë” a thua se u zgjodh mëkëmbësi i Krishtit në Tokë. U pikaaaaa sistemit tonë të propagandave të neveritshme!

Rëndësi që propozimi Mcallister të zbatohet. Por kalimthi nuk mund të mos shënojmë se kjo marrëveshje u krye sipas parimeve të republikës së vjetër, pra si marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh, të fortëve, që thjesht mbi vullnetin e tyre sovran e bëjnë ose nuk e bëjnë marrëveshjen.

Unë nuk e di sesi janë ndjerë krerët e partive që e thirrën tryezën e negociatave, kur pasi ishin të zotët e shtëpisë, ftuesit, më pas atyre u thanë : Faleminderit, tani ikni pak sepse do të merremi vesh ne të dy!

Marrëveshjet politike demokratike janë kontrata sociale me pjesëmarrjen e qytetarëve, politikanëve, deputetëve, partive politike parlamentare, shoqërisë civile, jo një marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh që si dikur kapedanët udhëhiqnin ushtritë.

Por, si duket nuk kishte rrugë tjetër. Vera e re në fillim nuk ka ku hidhet tjetër veçse në fuçi të vjetra. Por, jo për një kohë të gjatë. Sepse ose do të çahet fuçia ose do të prishet vera!

E reja e çan rrugën nëpërmjet së vjetrës!

Por, ne do ta shohim sesa është zbatuar ajo marrëveshje, shkon në thelb të gjësë apo do të na serviret një pjatë me bamje me mish pa mish!

Uroj që të ketë ndodhur diçka e pritshme dhe ngjizur nga mendimet tona!

Të mos ketë ndodhur e pabesueshmja!

Me një administratë kur që nga ministri e portjeri i ministrive deri te nëpunësi më i humbur në ndonjë rreth është e punësuar si militante duhet kohë, duhen masa të vërteta dhe të rrepta që kjo ushtri të mos vihet në rresht për ta cuar si zombi drejt kutive të votimit, duhen masa të rrepta dhe radikale që mësuesi, polici, taksambledhësi, i riu maturant të mos shkojnë me vota tashmë të hedhura në kutitë e votimit dhe ku dikush t’u thotë :

Ikni o budallenj për ju ka votuar shefi!

Do rrogë ti apo jo?

Përndryshe zhgënjimi do të jetë i madh.

Ne duam deputetë të popullit jo të partive. Ne duam deputetë që i propozon dhe i zgjedh populli, jo të hedhur me parashutë nëpër zona elektorale sepse janë shërbëtorë të interesave të dikujt.

Mjaft me deputetët që nuk e kanë justifikuar veten e tyre dhe që prej dekadash janë përgjegjës për degradimin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, që i kanë hipur në kokë qytetarëve apo edhe kanë monopolizuar edhe pushtetin edhe opozitën.

Unë më mirë pranoj një deputet që monopolizon pushtetin, sesa një deputet që monopolizon opozitën. I dyti është më i dëmshëm sesa i pari.

Unë dyshoj se ka një masë të madhe deputetësh opozitarë që luftojnë për kolltukun e deputetit dhe jo për t’i shërbyer popullit.

Sikurse ka deputetë që në shumicë doli se çfarë ishin!

Depuettlliku nuk është grup gjaku që e ke trashëguar nga fisi dhe e mban gjithë jetën duke e lënë trashëgim te djali apo vajza, nipi apo mbesa!

Shihni cfarë po bëhet në botë! Klasa politike po rinovohet gjithandej. Mos na nxirrni më fytyra të vjetra, dhe kjo jo në funksion të moshës, por të parazitizmit që deputetët manifestojnë.

Na duhet republika e re! Na e hiqni këtë rrangalle të vjetër që është në fakt një gjoja demokraci, një fasadë e shteteve të rrënuar, një mbeturinë muzeale e monizmit të vjetër, ngjyer me pak pluralizëm partiak të gjojshëm.

Ne qytetarët duam të ngremë kokën duke marrë të gjitha të drejtat tona politike, ne duam shumë më tepër të drejta politike, përndryshe nuk ju votojmë, do ju abandojmë kutitë e votimit, do ju përbuzim duke mos ju ardhur në aktivitete politike, do të marrim rrugët e Evropit për të ikur nga sytë këmbët prej jush.

Mjaft na përjashtuat duke na sunduar në emër të kastave të ndryshme, herë në opozitë e herë në pushtet.

Rinovohuni!

Në kandidatë për deputetë, në programe, në sjellje politike, në koncepte!

Përndryshe Shqipërinë po e çoni më keq në humnerë duke e bërë turpi dhe gazi i botës, cka ajo dhe ne nuk e meritojmë!/tesheshi.com

Related Posts

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Next Post
Kur kafshët nuk tregohen miqësorë me njerëzit (foto)

Kur kafshët nuk tregohen miqësorë me njerëzit (foto)

Pas krizës maqedonase, vjen fundi dhe i ngërçit shqiptar: Rama e Basha arrijnë marrëveshjen, detajet orët në vijim

Drejtësia e re?! Kolegji pret marrëveshjen politike, shtyn vendimin për 18 qershorin

LDK i hakmerret Shpejtim Bulliqit, nuk e nominon për kandidat për deputet; arsyeja kundërshtimi i Demarkacionit

LDK i hakmerret Shpejtim Bulliqit, nuk e nominon për kandidat për deputet; arsyeja kundërshtimi i Demarkacionit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni