Gjatë viteve të Shqipërisë Republikë udhëhequr nga Ahmet Zogu si president (1925 -1928) është botuar një libër me përkthimin e Kostë Çekrezit me titullin “Shpërblesa e përplotë”, libër që e kishte zanafillën tek një prej fjalimeve më popullore të presidentëve të Amerikës, në kohën e luftës civile atje, mbajtur prej Abraham Linkoln. Ky libër i shkruar nga Mary R. S. Andrews, dhe i përkthyer nga Çekrezi, i cili në atë kohë ishte profesor në Universitetin Kombëtar në Uashington, ishte botuar me iniciativën e presidentit të asaj kohe Ahmet Zogu, si një thirrje për rininë shqiptare.
Historia e këtij botimi zbulohet në këtë reklamë të ruajtur në arkivin qendror të shtetit, në fondin arkivor të Ahmet Zogut.
Ja çfarë shkruhet në këtë reklamë mbi botimin e këtij libri:
Cila është libra që botoj Presidenti i Republikës A. ZOGU?
Përse quhet “SHPËRBLESA E PERPLOTË”?
Kush e ka shkrojtur? – Kush e ka përkthyer?
Gjashtëdhjetë e disa vjet të shkuara, një milion ushtarë po përpiqëshin në luftëra të mëdha e të gjakëshme në vëndet e gjera t’Amerikës së Veriut. Juga kish ngritur krye kundër Veriut dhe Veriu kish vënë tërë fuqinë që të mposhte Jugën.
Nga të tjerat s’kuptohej lehtë përse bëhej ajo luftë vëllavrasëse. Dhe kur po zjente edhe lufta, Presidenti i Amerikës, Abraham Linkoln, vajti në fushën e betejës së Gettyburg-ut, ku ishin vrarë 53,000 njerës, për të dedikuar varret e trimave që kishin dhënë jetat e tyre atje për të shpëtuar kombin e tyre.
Në tren, n’udhëtim e sipër, Linkolni ngriti nga dyshemeja një copë kartë të grisur, nxori një lapës të thyer dhe pregatiti fjalën që do të mbante në dedikimin.
Fjala e tij ish fare e shkurtër, dhe e thjeshtë, “pa nonjë çapar a lule oratike”; Ay vetë nukë besonte se fjala e tij do të bënte nonjë nështypje të madhe; se ay vetë tha: “Bota do të verë re pak dhe as që do të mbanjë ment për shume kohë ato që themi neve këtu, por nuk do të harronjë kurrë ato që bënë ata (të vdekurit) këtu”.
Dhe e mbaroj ligjëratën e tij me këto fjalë:
“Neve të gjallët duhet të vendosim këtu që këta të vdekur s’do të kenë vdekur më kot; që ky komp do të gjenjë, nënë Perëndinë, një lindje të re lirië, dhe që qeveria e popullit, prej popullit, për popullin nuk do të shduket nga faqja e dheut”.
Për çudi, s’dolli asnjë zë, s’u ngrit asnjë dorë brohorimi nga shumica e madhe dhe e heshtur q’ish mbledhur të dëgjonte Presidentin. Dhe Linkolni ndjeu zemrën e tij të bëhej copë copë, se kujtoj që fjala e tij kish dështuar plotërisht.
Të nesërmen, Presidenti u-thir gabimisht pranë shtatit të një oficeri nga ana kundrështare. Dhe nga oficeri armik që po hiqte shpirt Linkolni dëgjoj, për të parën herë, se fjala e tij e shkurtër jo vetëm që s’kish dështuar po kish vajtur thellë në zemrën e popullit: e popullit q’ish me ‘të sa edhe të popullit q’ish kundë tij; se heshtja e plotë me të cilën u-prit fjala e tij ish “Shpërblesa mê e përplotë q’i është dhënë nonjë herë prej nonjë populli nonjë oratori”. Dhe ajo fjalë e Linkonln-it ka mbetur si një nga fjalët mê të shenuara në historinë dhe oratorin’ e botës së tërë.
Historinë fort të këndëshme të kësaj fjale e ka shkrojtur në formë romance të bukur autoresha amerikane Mary R. S. Andrews.
Në gjuhën shqipe e ka përkëthyer Profesori Shqipëtar n’Universitetin National të Washington-it, C. A. Chekrezi.
Kritikanët q’e kanë kënduar librën e kanë gjetur si një kryeveprë të rallë, një xhevair të çmuar. Në gjuhën shqipe s’ka asnjë përkëthim që t’i afrohet kësaj vepre të shkëlqyer.
Dhe këtë veprë të shkëlqyer e ka botuar me shpenzimet e tija Shkëlqesia e Tij Presidenti i Republikës A. ZOGU, se n’atë librë gjeti një pikturë të gjendjes sonë kombëtare. Përandaj Presidenti i Republikës ua dedikon “të rinjve të Shqipërisë”.
BLINI TË GJITHË LIBRËN E PRESIDENTIT
“SHPËRBLESA E PËRPLOTË”
Të shtypur artistikisht me DY FYTYRA, dhe në tri forma:
Forma popullore kushton 3 Kor. ergj.
Forma e lidhur “ 5 Kor. ergj.
Forma de Luxe “ 5 Kor. ergj.
(Origjinali, në gjuhën inglishte, kushton 8.50 Kor. ergj.)
Historinë e përkthimit në shqip të këtij libri e gjejmë ky shënimi i përkthyesit Kostë Çekrezi:
“Disa dit më parë se t’i hipnja vaporit për t’u kthyer në Shqipëri këtë herë, m’arrijti n’adresën time në Neë-York një librezë e vogël me titullin “The Perfect Tribute.” Librëza, e shkruar prej autoreshës së njohur mirë n’Amerikë, zonjës Mary Raymond Shipman Andreës, më dërgohej si dhuratë përcjellëse prej zonjës Gertrude M. S. Mçlintock, një nga studenteshat e mia në kursin e Theorive Politike që dhashë n’Universitetin National të Washington-it në vitin 1924-1925. S’ka dyshim që zonja Mc Clintock vinte me idenë që do të këndoja librëzën udhës së gjatë që kisha përpara.
Por, udhëtimi plot ngjarje të kujtushme, si me det edhe me tokë, arrijtja në Shqipëri pas një mërgimi të gjatë, pritja gazmore nga miq dhe farefis, pjekja dhe çmallja me shokë të vjetër, e bënë kohën të rriedhë me ëmbëlsinë qetësore të muzikës së jazit që këndon përpara shtëpisë sime në fshat. Dhe tërë këtë kohë, librëza po rrinte e harruar, e pakënduar. Më në funt, e hapa t’i heth një sy kur ardha në Tiranë, për herën e dytë, kur, midis bukurive natyrale të pa-shoqta dhe vapës dhjamë-shkrinjëse të kryeqytetit, kisha nisur të velem me praktikimin e këshillës lazzarone “dolce far niente” . Se ahere më morri malli që të leçit diç gjë në gjuhën inglishte, me shpresë se tingëlli i saj energji-ngjallës munt të zgjonte së-rish në mua dëshirën për punë. Dhe mrekullia që prisnja ngjau me të vërtetë. Vakësia, gjysmë e këndëshme dhe gjysmë e mërzitur, në të cilën e kish hedhur shpirtin tim atmosfera e qetë, e ngeshme dhe e çkujdesur u tret me këndimin e faqëve të para të librezës. Shtylli elegant, bukuria e fjalëve, vargimi i këndëshëm i mëndimeve, zotësia e shpërfaqjes së tyre, pënda e mprehur dhe e stërhollë e shkrimtares plot shpirt dhe imagjinatë, kapnë edhe shpirtin tim në leqet e tyre t’argjentë.
Por, përveç këtyre cilsive të ralla të kësaj vepre, hasa ne ‘të edhe dy subjekte që kishin tërhequr vërejtjen dhe interesin tim që në kohën q’isha student n’Amerikë: personaliteti aqë i këndëshëm sa edhe dramatik i Abraham Linkolnit, i çunit të lindur e të rritur në një kasolle prej drasash në një pyll të Shtetit Kentucky që të bëhëj më von President i Amerikës në kohën më të kritikëshme për Shtetet e Bashkuara; dhe ligjërata e bujëshme që dha Presidenti-dëshmor në Lazzaronët, lypësit e lumur të Napolit, kanë gjetur shijën e përplottë të jetës në dergjien e çkujdesur dhe në mefshtësinë më të plottë, si tregon edhe kryefjala e tyre që ka kuptimin se “s’ka gjë më t’ëmbël se sa të mos bënjë gjë njeriu.”
Gazeta Kritika fushëbetejën e Gettysburg-ut.
E vërteta është q’ajo ligjëratë mallëngjyese q’është monumenti më i math i madhërisë së tij shpirtërore, më kish tërhequr aqe shumë sa e përkëtheva në gjuhën shqipe, shtatë vjet më parë, dhe e përmblodha në librën “Letra, Shkresa, Fjalëtore”, të botuar në Boston. Dhe tani që gjenja të bashkuar tre elemente nga më të çmuarët – personin e Linkoln-it të math, ligjëratën e tij më të famëshme, dhe pëndën artistike të zonjës M.R.S. Andreës – dhe të lidhur në një romancë të gjallë e dramatike, a munt të gjendej nonjë fuqi që të munt të më ndalonte në punën e përkëthimit në gjuhën shqipe të librezës “The Perfect Tribute?”
Së, kryepari, Abraham Linkoln-i është një nga fytyrat e pavdekëshme në historinë, jo vetëm t’Amerikës, po edhe të njerëzimit të tërë. Se tani që muarr funt, pas më tepër se gjysmë shekulli, polemikat e vrerta të Luftës Civile t’Amerikës dhe u zbutnë gjakrat, Linkoln-i nderohet aqë prej përkrahësve të tij sa edhe prej atyre q’iu përgjegjnë zgjedhjes së tij si President me shpalljen e një lufte vëllavrasëse.
Dhe sot emri i tij lavdërohet an’ e mb’anë Amerikës së madhe si emri i njeriut më të math që ka nxjerrë ay vënt, ndofta më i math edhe nga George Washington-i, Kryekumandanti i ushtërisë në Luftën e Independencës (1776-1783) dhe President i parë i Shteteve të Bashkuara.”