Shpesh herë flasim për receta të ndryshme, të cilat këshillojnë përdorimin e kombinuar të disa elementëve me njëri-tjetrin, pasi rezultatet që japin për probleme të caktuara janë më efektive.
Këtë herë bëhet fjalë për një maskë për fytyrën, me kos, banane, mjatë e vaj ulliri. Më poshtë gjeni përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes e aplikimit:
Përbërësit:
1 banane e pjekur mirë
2 lugë kos
2 lugë mjaltë
1 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Grini në mikser bananen dhe shtoni kosin, mjaltin dhe vajin e ullirit. Përziejeni mirë dhe vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Shpërlajeni me ujë të vakët. /tesheshi.com/